“Nëse do ishte djali im, nuk i jepja të hante”! Trajneri i Man Utd reagon rëndë për Son: Donte 10 njerëz ta ngrinin, turp

Mançester United doli triumfues nga Londra ku mposhti me rezultatin 1-3 Totenhamin. Pavarësisht fitores, “djajtë e kuq” shpërthyen ndaj gjykimit të ndeshjes. Në minutën e 35-të, goli i Kavanit u anullua për shkak se Mc Tominay shkaktoi faull ndaj Son. Megjithatë, pas ritransmetimit, duket qartë se lojtari i Mançester Junajtid thjesht sa e prekur koreanin, por ky i fundit simuloi në mënyrë qesharake, duke u shtrirë në fushë dhe qëndroi aty për një kohë të gjatë

Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gun Solskjaer ishte më i acaruar me veprimin e Son sesa vendimin e gabuar të arbitrit. Inati i tij ndaj lojtarit të Totenhamit ishte aq i madh, sa deklaroi se nëse Son do të ishte djali i tij, nuk do t’i jepte për të ngrënë.

“Çfarë mendoj për Son? Nuk duhet të biem pre e një mashtrimi të tillë. Nëse djali im do të ishte shtrirë për tre minuta pas një simulimi të tillë dhe do të duheshin dhjetë njerëz për ta ngritur, nuk do t’i jepja më për të ngrënë” -deklaroi i frustruar Ole Gunnar Solskjaer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *