“Nëse do fitonim do flitej ndryshe”! Giroud dhe Theo Hernandez humbën penalltinë, Pioli: Leao më tha se do ta gjuajë vet herën tjetër…

Milani bëri një tjetër gabim në Serinë A, këtë herë kundër Bolognas. Kuqezinjtë barazuan në shifrat 2-2, teksa u ndëshkuan në minutën e fundit. Dy penallti u shpërdoruan nga Milani, me Giroud dhe me Theo Hernandez që nuk arritën dot të shënonin nga 11-metrat. Por trajneri Pioli u shpreh se do të jetë Leao ai që do të godas në penalltinë e radhës.

“Ne shohim veten dhe nuk jemi të lumtur. Kishte shumë gjëra të mira në ndeshjen e sotme, përtej tre pikëve. Ishte një ndeshje e vështirë, Bologna luajti mirë. Deri në minutën e 92 performanca jonë ishte e mirë. Nëse do të kishim fituar, do të flitej ndryshe. Kur një ekip krijon kaq humë raste dhe merr dy penallti, do të thotë se ekipi është i vendosur. Na vjen keq, është e qartë se një barazim nuk vlen sa një fitore. Është e vërtetë që ndeshjet nuk mbyllen në minutën e 92 dhe ka shumë keqardhje. Leao më tha se do ta ekzekutojë ai penalltinë e radhës. Në stërvitje ai gjuan pak penallti, por le ta shohim”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *