“Nëna ime e ka ushqyer disa herë”/ Ish-futbollisti shqiptar tregon marrëdhëniet me Ibrahimoviç: Jemi rritur bashkë

Mund të quhet një nder i madh që të kesh mirë Zllatan Ibrahimoviç. E aq më tepër kur je rritur më të që në moshë fëmijërie dhe në shtëpi mban fanellën e tij origjinale. E këtë fat e ka pasur Adi Hoxha, ish-futbollisti nga Struga që sot jeton e punon në Malmo të Suedisë. Fati e deshi që të njihej e të rritej me një nga futbollistët më të mirë në botë.

Në një ntervistë për “Lajmi TV’, Hoxha shprehet se ka pasur kontakte edhe kur Ibrahimoviç luante për PSG. Me kalimin e kohës kontaktet nuk janë mbajtur por miqësia mes tyre ekziston. Ish-futbollisti regon se me Zllatanin është rritur në një pallat e madje shpesh nëna e tij e ka ushqyer pasi familja e tij nuk gëzonte ekonomi të shëndoshë.

“Belaxhi, belaxhi, shumë belaxhi(njeri punëtor). Gjithmonë ai duhet të shihte çfarë po bën ai(një lojtar) kush është ai.  E njoh Zllatanin në moshën 6 vjeçare, sot jam 40 vjeç. Ai ka banuar këtu së bashku në një pallat me mua. Kemi luajtur bashkë në disa skuadra. Kemi shkuar shumë. Nëna e tij ka banuar këtu, kanë qenë në kushte të vështira. Edhe ne në të tilla kushte kemi qenë, por nena ime e ka ushqyer shumë herë. Kemi pasu kontakte të rralla, para 4 vitesh e kam takuar së fundmi. Më ka dhuruar fanellën e Ajax. Vëllait tim i ka dhuruar fanellën e Juventus”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online