E ardhmja e Kristof Galtiësë në krye të stolit të PSG-së është vënë ndjeshëm në pikëpyetje. Mediat franceze raportojnë se trajneri do të qendrojë në detyrë deri në fund të sezonit, ndërsa më pas klubi do të gjejë pasuesin e tij. Gazetari i “RMC Sport“, Daniel Riolo, ka bërë me dije se Nejmari ka kandidaturën e tij për kreun e pankinës së skuadrës parisiene.
Sipas tij, sulmuesi brazilian i propozuar drejtuesëve të klubit emrin e Luis Enrikes. Ky i fundit është një njohje e vjetër e Nejmarit, teksa e ka trajnuar në periudhën kur të dy ishin pjesë e Barcelonës. Kujtojmë se Luis Enrike është i papunë që pas largimit nga Kombëtarja e Spanjës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/