Nejmar pas eliminimit: Momenti më i trishtë…

Nejmar thyhen heshtjen pas eliminimit të Brazilit nga Belgjika, për një tjetër zhgënjim në Kupën e Botës. Sulmuesi ishte ndër më të kritikuarit, jo thjesht prej situatave që krijonte në fushë pas ndërhyrjeve të kundërshtarëve, por edhe sepse nuk arriti të bëhej lideri i shumëpritur i “seleços”.

Nëpëmjet një postimi në profilin zyrtar në Instagram, 26-vjeçari reflektoi për “momentin më të trishtë” në karrierë. “Mund të them se është momenti më i trishtueshëm në karrierën time, dhimbja është e madhe, sepse e dinim që mund t’ia dilnim mbanë. Ishim të vetëdijshëm se mund të shkonim më tej, të shkruanim historinë… por nuk i’a dolëm. Është e vështirë të gjesh forca për të luajtur përsëri futboll, por jam i sigurt se Zoti do më japë forcën për të përballuar gjithçka. Për këtë arsye nuk do të rresht asnjëherë të falenderoj Zot… edhe në humbje, sepse e di që rruga jote është më e mirë se e imja. Ndihem i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, jam krenar për gjithçka. Na e ndërprenë ëndrrën, por nuk e hoqën nga mendjet dhe nga zemrat”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *