Në futboll shpesh thuhet që gjithçka qëndron brenda fushës së gjelbër dhe në fund të ndeshjes i shtrëngohet dora kundërshtarit dhe të gjithë në shtëpi.
Nuk e mendon kështu Nejmar, me sa duket, që mbrëmë u bë protagonist i një skene që ka irrituar gjithë tifozët e futbollit.
PSG fitoi 5-0 në Skoci ndaj Seltikut dhe Nejmar e pati të lehtë, pasi mbulohej nga një mbrojtës 18-vjeçar, Antoni Ralston, i cili nuk i ka luajtur ende 10 ndeshje në karrierë me Seltikun dhe natyrisht që do të vuante ndaj fenomenit brazilian. Gjatë ndeshjes pati edhe momente acarimi mes tyre, me skocezin që u detyrua të përdorte këmbë e duar për të ndalur yllin e PSG-së, por pas fishkëllimës finale djaloshi skocez shkoi t’i shtrëngonte dorën Nejmarit, i cili me indiferencë refuzoi ta takonte. Gjesti natyrisht që u mor keq nga Ralston, i cili ia tha disa fjalë Nejmarit, ndërsa braziliani qeshte me ironi, aq sa shokët e skuadrës u detyruan të ndërhynin, duke larguar edhe Ralstonin, pasi situata mund të acarohej.
Videoja ka bërë xhiron e uebit dhe përtej arsyeve të Nejmarit, askush nuk e ka pranuar atë sjellje fodulle, aq më shumë ndaj një 18-vjeçari në fillim të karrierës.
Imagine being so ungracious to not shake the hand of the teenage debutant tasked with marking you for 90 min. What a prick.#Neymar #Celtic pic.twitter.com/byUklkEtM9
— Mr G Mackie (@grahameylagroin) September 12, 2017
Ketyre jevgjiterve te Brazilit, ju hyjne pordhet shume shpejt!