Nejmar arriti që të shënonte golin e avantazhit ndaj Meksikë, por njëkohësisht ka hyrë në histori. Nuk është një rekord personal i sulmuesit të PSG-së, por për të gjithë Brazilin.
Ishte goli i 227 për përfaqësuesen e braziliane në të gjithë historinë e Kupave të Botës, duke kaluar kështu Gjermaninë që kishte realizuar 226. Një statistikë e veçantë, pasi Brazili së paku për katër vite e gjysmë e ka të sigurt se do të jetë Kombëtarja me më shumë gola në të gjithë Kupat e Botës.