Goli i Nejmar ndaj Meksikë jo vetëm që ka qenë i rëndësishëm, pasi deri më tani po vendos fatin e takimit, por ka shënuar dhe disa rekorde. Për Nejmar ishte goli i gjashtë në Kupat e Botës, duke barazuar në këtë mënyrë Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.
Veç faktit se ka shënuar në ndeshjet me eliminim direkt, siç nuk ka ndodhur me Mesin dhe Ronaldon, sulmuesi i PSG-së i ka realizuar vetëm nga 38 tentativa, ndryshe nga Mesi që i ka shënuar 64 goditje si dhe Ronaldos që 6 gola i ka shënuar nga 74 tentativa.
“Ylli” i skuadrës deri më tani ka bërë mjaft mirë dhe statistikat e ngrenë në piedestal, pasi deri më tani ai është lojtari i cili ka realizuar më shumë goditje se askush tjetër këtë Kupë Bote, plot 23, e për më tepër 12 prej tyre kanë qenë në kuadrat. Po ashtu edhe në shërbimet për shokët e skuadrës Nejamr ka spikatur pasi ka dhënë plot 16 topa të saktë, që kanë qenë mundësi të rrezikshme për shënim. Individualisht Nejmar ka arritur që të bëjë një shifër të lartë driblimesh, plot 40 si dhe është ndalur 23 herë në mënyrë të parregullt.