Xhani De Biazi është një prej favoritëve për të marrë drejtimin e stolit të Armenisë. Bisedimet ndërmjet ish-trajnerit kuqezi dhe federatës armene janë në fazë të avancuar.
Vendimi për trajnerin e ri është çështje kohe, ndërsa së fundmi De Biazi udhëtoi drejt Armenisë, për të paraqitur projektin e tij. Menjëherë pas bisedave në Erevan, trajneri u kthye në Itali, për të respektuar angazhimin e tij si opinionist.
Nga avioni në studion televizive të “Rai2”, në programin e mirënjohur “Minuta e 90-të”, i drejtuar nga Alesandro Antineli dhe Simona Rolandi, ku janë analizuar ndeshjet e Serisë A dhe Serisë B. Gjithçka në pritje të telefonatës për t’u emëruar në stolin e Armenisë, me objektivin për të realizuar një tjetër mrekulli, ai ajo me Shqipërinë në Euro 2016.