Në Vlorë pritet mbushja e stadiumit, të premten femra e nxënës falas

Po Flamurtari duket se do ta luajë në një stadium të mbushur plot ndeshjen e parë të vitit, kundër Partizanit, të premten në mbrëmje (17:00).

Drejtuesit e klubit vlonjat kanë mbetur të kënaqur nga prova e kryer vitin e shkuar, duke futur në stadium femra dhe nxënës shkollash pa bileta, ndaj kjo gjë do të përsëritet në vazhdim.

Edhe ndaj Partizanit femrat do të hyjnë falas, po ashtu nxënësit e shkollave, me organizim, do të futen në tribunat krah qendrores pa biletë, njofton faqja zyrtare e klubit në Facebook, Flamurtari F.C.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *