Në verë është i lirë/ Flet menaxheri i Silvas: Dashuria për Milanin apo për Messin? Ja kë do zgjidhte

Një nga mbrojtësit më të mirë në ligat europiane nuk ka ndërmend të pensionohet pa plotësuar të gjitha synimet e tij. Që në momentin kur u ble nga sheikët, Thiago Silva e la kokën pas skuadrës së Milanit. Një dashuri e vjetër për mbrojtësin brazilian e cila nuk venitet kurrë. Aq më tepër edhe tifozët kuqezi i kanë qendruar besnik përkrahjes së një mbrojtësi si Thiago Silva.

Në verë mbrojtësi 35 vjeçar do të jetë një lojtar i lirë për shkak të mungesës së një kontrate të re me klubin e PSG. As vet braziliani nuk duket se po insiston shumë për të bindur drejtuesit se pensionimi i tij është ende larg. Spanjollja “Mundo Deportivo” zbulon se Thiago Silva paska ende  ëndërra në sirtar. Ndonëse Ibrahimoviç u rikthye te Milani, Thiago Silva do të dëshironte më parë të shkonte në Barcelonë sesa t’i bashkohej kuqezinjëve thotë media spanjolle. Megjithatë vet menaxheri i lojtarit lë gjithçka të hapur për lëvizjet e verës.

“Interesi i Thiago është të qëndrojë në Paris, por kjo nuk varet nga ai. Nëse ai nuk rinovon asgjë nuk mund të ndodh. Ai ka një dashuri të veçantë për Milanin, por ne nuk kemi qenë në kontakt me direktivën milaneze. Klube të tjera na janë afruar, por tani për tani nuk kemi hapur asnjë negociatë “- ka thënë Paul Tonietto./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *