Në vendin ku të shkarkojnë për një fjalë rusisht! Ish-trajneri i Shqipërisë shihet si zëvendësuesi i Shevçenko te Ukraina

Ukraina arriti një sukses si kurrë më parë në historinë e saj, teksa mbërriti për të parën herë në një fazë çerekfinale të Kampionatit Europian. Meritë të madhe në këtë pjesë ka edhe Andrij Shevçenko, por në të njëjtën mënyrë nuk e mendojnë drejtuesit e federatës ukrainase. Legjenda e Milanit është shkarkuar nga detyra e tij si trajner dhe shkaku është sepse Sheva fliste… rusisht.

Vendi në pankinën e Ukrainës tashmë është bosh dhe menjëherë ka nisur të mendohet për pasardhësin që do të marrë drejtimin e Kombëtares verdheblu. Rebrov dhe Markeviç janë dy kandidaturat kryesore, por në vendin ku të shkarkojnë për një fjalë rusisht ka dalë edhe pista De Biasi.

Sipas “Sport.ua”, ish-trajneri i Shqipërisë, që hyri në hisorinë e kuqezinjve, shihet si një alternativë për të zënë vendin e Andrij Shevçenkos. e Biasi është nën kontratë me Azerbajxhanin, prandaj mbetet për tu parë nëse do të ketë një akord mes palëve./Sport Ekspes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *