Nga Shkupi: Gjergji Stefa
Për hir të së vërtetës, ato makina policie nuk ishin të nevojshme. Nga Qafë-Thana deri në Shkup nuk ka asnjë shenjë të ndonjë dualizmi mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Thonë që në të shkuarën ndeshjet në vendin fqinj kanë qenë te mbushura me urrejtje. Të mendosh që kanë qenë te gjitha miqësore. Nuk kemi fituar asnjë dhe duhet të ketë një arsye. Pas Tetovës, Bitolës dhe Prilepit, katë radhë është vendosur Strumica. Atje shqiptarët nuk ekzistojnë.
Në Shkup nuk ka asnjë grimcë të ndonjë përballjeje te mundshme. Në urën që ndan shqiptarët dhe maqedonasit mbrëmja është e qetë. Sa herë nxeheshin gjakrat në të shkuarën, këtu plaste ndonjë gjë. Skënderbeu është i vogël, ndërsa Aleksandri i madh shumë i madh. Për momentin nuk ndodh asgjë. Nuk ndodh asgjë në hotelin e kombëtares. Hoteli është vetëm disa metra nga stadiumi qendror i Shkupit.
Në kushte ideale të një bashkëjetese të mirë në atë stadium do kishte një festë. Shqiptarë dhe maqedonas bashkë? E pamundur edhe për shumë kohë. Këtu nuk jemi në Itali.
Në Maqedoni nën zë të thonë që janë lodhur. Shqiptarët po pranohen. Gjithnjë e më shumë. Në futboll është modë. Enis Bardhi është ylli i ri i skuadrës. Shqiptar puro. Në vendin ku shqiptarët gjithnjë janë përçmuar, kanë kuptuar se te refuzosh gjysmën e popullsisë nuk është inteligjencë.
Askush nuk pret në Strumicë të duartrokitet himni shqiptar, po ekziston një ndjesi që këtë radhë të jetë disi më ndryshe. Sigurisht që është një derbi, njësoj si Shkëndija-Varda r, por prova e vërtetë do jetë një sukses i mundshëm i shqiptarëve. Nëse ura që i ndan në Shkup do jetë e qetë, atëherë prova është kaluar.
Futbolli mund dhe duhet t’i thyejë barrierat. Në Maqedoni e kanë kuptuar prej kohësh. Nëse maqedonasit dhe shqiptarët kaluan një vit për të qeverisur bashkë, ekipi përfaqësues i ka shqiptarët brenda. Një projekt i nisur në ekipin u-21 dhe që vazhdoi edhe në Kombëtaren e madhe. Yjet e Shkëndijës, Hasani dhe Ibrahimi, jo zyrtarisht nuk kanë dashur ta luajnë këtë ndeshje dhe prandaj nuk janë këtu. Në Maqedoni nuk ka asnjë polemikë, te gjithë i kanë kuptuar.