Në urdhërat e trajnerit për ndeshjet e marsit, mbrojtësit të Kukësit i vjen ftesa e Kombëtares

Fundi i muajit mars i kthen pas një kohe të gjatë prozhektorët nga ekipet kombëtare. Kualifikueset e Botërorit 2022 do të nisin javën e ardhshme dhe Kombëtaret kanë filluar të bëjnë publike listat me lojtarët që do të kenë në dispozicion. Në futbollistët e preferuar nga ekipet kombëtare nuk mungojnë as elemente nga Kategoria Superiore.

Mbrojtësit të Kukësit, Rolandas Baravykas, i ka mbërritur ftesa nga Lituania dhe do të jetë nën urdhërat e trajnerit të përfaqësueses baltike për 3 sfidat e muajit mars, ku një prej të cilave është edhe miqësorja me Kosovën. Lajmin e jep vetë klubi verilindor përmes faqes zyrtare në “Facebook“.

“Mbrojtesi Rolandas Baravykas eshte ftuar nga kombetarja lituaneze per ndeshjet e muajit mars. Mbrojtesi i skuadres sone do te jete pjese e ekipit perfaqesues te Lituanise ne 3 ndeshjet qe skuadra e tij do te zhvilloje gjate kesaj periudhe.

Ne daten 24 mars, Lituania luan nje ndeshje miqesore ndaj perfaqesueses se Kosoves, ndersa ne daten 28 mars do te jete kunder Zvicres per kualifikueset e Boterorit. Ndeshja e fundit do te jete ne daten 31 mars kunder Italise. Suksese Bara!”, shkruan klubi i Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online