Dukej një lojë fëmijësh, por u kthye në një lojë… burrash! Në Uells, Shkëndija ka rrezikuar seriozisht një eliminim të turpshëm dhe skandaloz, pasi ndoshta në fushë nuk kishte “zbritur” aspak… TNS (The Neë Saints) ka shkuar shumë pranë fitores që do të kishte anuluar ndeshjen e parë, atë të luajtur në Shkup.
Kuqezinjtë u mundën 4-0, teksa goli i fundit ishte ai i minutës së 96-të, kur arbitri ka vërshëllyer fundin e takimit dhe ka çliruar skuadrën shqiptare, që kalon në turin e dytë të Champions League, por që me siguri është dridhur jo pak nga ajo që ndodhi sonte.
Uellsianët, që u mundën 5-0 në sfidën e vajtjes, për pak nuk arritën mrekullinë, teksa në 35 minuta shënuan tri gola, teksa në pjesën e dytë erdhi edhe një gol në fund, kur arbitri vërshëlleu fundin.