Në Turqi vazhdojnë të mos heqin dorë nga lojtarët shqiptarë. Këta të fundit po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësira në kampionatin turk, duke e përdorur si hapin e rradhës në karrierën e tyre. Emri më i ri që qarkullon në mediat e Turqisë është Elbasan Rashani.
Futbollisti 27-vjeçar është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa gjtihë përvojën e tij në futboll e ka në Norvegji, ku ka ndërruar 3 klube të ndryshme si dhe ka fituar të gjitha trofetë e mundshme ekipore.
Erzurumspori ka rënë darkort në parim me anësorin e sulmit, që gjithashtu mund të luajë edhe si një mesfushor i avancuar, ndërsa nesër pritet që lojtari të zbarkojë në Turqi. Në radhët e Erzurumsporit Rashani do të gjejë një bashkëkombas të tij, Armando Sadikun, i cili nuk po bind me paraqitjet e bëra në gjysmën e parë të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/