Në Turqi e marrin lehtë kualifikimin me Tiranën, trajneri i Beshiktashit nuk e diskuton: Uroj që të fitojmë pa vështirësi

Te Beshiktashi nuk e marrin seriozisht ndeshjen me Tiranën. Trajneri i ekipit turk, Senol Gunes, nuk e diskuton kualifikimin. Ajo që shtron si tezë Gunes është varianti nëse Beshiktashi do të arrijë që të fitojë thellë dhe pa vështirësi kundër Tiranës.

“Kishim dy kundërshtarë, skuadra e Tiranës me Dinamon Batumin. Tirana është një ekip dinamik. Ata gjithashtu luajnë në mbrojtje mirë dhe dalin mirë përpara. Ne do të shohim situatën tonë atje në Shqipëri. Shpresoj se do të fitojmë pa vështirësi. Do të jetë edhe një provë për ne. Për momentin, jam i lumtur që lojtarët po tregojnë diçka për skuadrën, nga oreksi e deri te disiplina e lojës”, tha Gunes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *