Në tryezën e Igli Tares mbërrin një tjetër ofertë, Vedat Muriqin e kërkon skuadra e njohur ruse

Vedat Muriqi është kthyer në detyrën kryesore të Igli Tares këtë merkato. Sulmuesi shqiptar nuk ka bindur aspak në këtë 1 vit e gjysmë te Lacio, ku ka shënuar vetëm 2 gola. Megjithëse do të mbërrinte në kryeqytetin italian si një blerje e bujshme, tashmë është kthyer në një lojtar të tepërt për bardhekaltrit.

Ditët e fundit në skenë kanë dalë disa skuadra, si Leeds, West Bromwich apo edhe Hull City, të cilat kërkojnë shërbimet e “piratit“. Por përpos tyre, në tryezën e Igli Tares mbërrin një tjetër ofertë. Këtë herë nga Rusia. CSKA-ja e Moskës ka shfaqur interesim për Vedat Muriqin dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane negociatat mes palëve janë duke u zhvilluar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *