“Në Tiranë do shtrohet tapeti i kuq për Marashin dhe Romën”, vëllai i Kumbullës: UEFA donte t’i jepte prestigj Shqipërisë

Vëllai i Marash Kumbullës, Xhuliano, ka folur në mediat italiane për finalen e Tiranës. Teksa u prek tema e ndeshjes që do të zhvillohet në Air Albania, Xhuliano ka thënë se në Tiranë do t’i shtrojnë tapetin e kuq Romës.

“Ka tension në shtëpinë e Marash Kumbullës, por është një stres që është i mirë (qesh). Do të jetë zjarr, vijnë dy tifozeri shumë të nxehta. Në Tiranë të gjithë do të brohorasin Romë  si për Marashin, ashtu edhe sepse shumica e shqiptarëve janë të lidhur me Italinë.

Nga këndvështrimi im, zgjedhja e finales në Shqipëri është një arsye për famë dhe prestigj për të gjithë vendin tonë. Për tifozët e Romës nuk do të mjaftonte as një stadium 70 mijë vendesh. Uefa donte t’i jepte famë Shqipërisë dhe nuk më pëlqen të kritikoj. zgjedhjen. Qëllimi ka qenë gjithmonë të arrijmë në finale. Marasgi përfaqëson Kombëtaren dhe ai dhe Roma do të përshëndeten me tapetin e kuq”, tha Xhuliano. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online