Kristjan Asllani ka zhvilluar një Europin fantastik me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit. Mesfushori i Interit ka vrapuar me kilometra të tërë në fushën e lojës, por “muskujt” nuk janë e vetmja ar.më e tij.
Asllani është një nga lojtarët që ka krijuar më tepër raste shënimi në këtë edicion të Euro 2024-s. Sipas një statistike të shpërndarë nga “Squawka”, 22-vjeçari ka krijuar 8 raste për skuadrën e tij. Një shifër që e rendit në 10 më të mirët e këtij turneu. Listën e prin Erikseni me 13 raste, ndërsa më pas vjen De Brujni e 10 raste të krijuara. Në këtë listë me 10 lojtarë gjenden edhe emra të tjerë të njohur si Toni Krosi, Kimishi dhe Kodi Gakpo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Three players created 10+ chances in the group stages at #EURO2024
? Christian Eriksen
? Kevin De Bruyne
? Ferdi Kad?o?luTwo playmakers and Türkiye’s flying full-back. ?@bet365 | #Ad pic.twitter.com/gxKuhnyusG
— Squawka (@Squawka) June 26, 2024