Në Talin “mbretëron” Atletiko dhe Diego Kosta, Realit i mungon… Ronaldo!

Atletiko i Madridit shkatërron Real Madridin në derbin spanjoll dhe madrilen, për të parën herë në historinë e këtij kompeticioni… Skuadra e Simeones, i skualifikuar dhe në tribunë (në vend të tij ishte Burgos) ka merituar plotësisht këtë finale të luajtur në Talinin e largët të Estonisë…

Fituesit e Europa League kanë treguar më shumë grintë dhe sidomos dëshirë për të ngritur trofeun, duke u udhëhequr nga Diego Kosta, që shënoi dopietë dhe mori pjesë edhe në golin e tretë i shënuar nga Saul, teksa më pas u ndoq nga “pokeri” i Kokes…

Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim 1-1, teksa Kostës iu përgjigj Benzema, në pjesën e dytë ishte Ramos që me penallti i dha avantazhin skuadrës së Realit, por në fund Diego Kosta barazoi gjithçka.

U deshën 120 minuta për të vendosur fituesin dhe për t’i dhënë Superkupën Europiane të tretë në histori “colchoneros”, teksa Saul dhe Koke mbyllën llogaritë me dy supergola.

 

SUPERKUPA UEFA 2018-2019

“Lilleküla Stadium” – Talin 15/08/2018

REAL M.-ATLETIKO M. 2-4

Shënues: Benzema 26′ , Ramos 63′ (p) / Kosta 1′, 79′, Saul 98′, Koke 104′

Real Madrid: Navas; Karvahal, Ramos, Varan, Marselo, Kasemiro (Sebajos 77′), Kros, Isko (Vaskez 83′), Asensio (Modriç 57′), Benzema, Bejl.
Tr.: Lopetegui

Atletiko Madrid: Oblak; Huanfran, Godin, Saviç, Lukas H; Lemas, Rodri (Vitolo 75′), Koke, Saul, Grizman (Korrea 57′), Kosta.
Tr.: Simeone

Gjyqtar: Zhimon Marçiniak (Poloni)

GOLAT

1′ KOSTAAA! Topi i parë i prekur dhe në rrjetë. Pasim në thellësi nga Godin për Diego Kostën, që me një goditje me kokë mbrapa dërgon bosh Serxhio Ramos. Sulmuesi fiton kohën më pas dhe thuajse në vijën fundore, diagonalisht, mposht Navasin.

 

26′ BENZEMAAA! Bejl merr krahun e djathtë, driblon Lukas Hernandez dhe kroson për Benzema në qendër, ku francezi kërcen dhe realizon me kokë!

63′ RAMOSS! Penalltia për prekje me dorë nga Huanfran brenda zonës, realizohet nga kapiteni “galaktik”

79′ KOSTAAA! Sërish ai. Huanfran sheh futjen në zonë të Korreas, teksa nr.10 merr topin dhe pason për Diego Kostën, që një hap larg portës e ka lojë fëmijësh ta shtyjë në rrjetë

99′ SAUL! Gol spektakolar nga mesfushori! Tomas kroson nga krahu për në qendër, ku mesfushori godet fluturimthi. E pamundur për Navasin.

104′ KOKE! Ende protagonist Kosta. Sulmuesi kalon Karavahal dhe pason për Vitolo, i cili shërben për Koke, që nuk mendohet por godet dhe realizon

 

https://www.youtube.com/watch?v=ojXTM9FszFg

https://www.youtube.com/watch?v=8TYZISVts3k

EPISODET

1′ Nis ndeshja

19’ Asensio i afrohet barazimit për Realin. Marselo merr krahun e majtë dhe kroson, teksa Asensio me thembër e devijon, por Oblak përgjigjet super

27’ Asensio sërish i rrezikshëm. Spanjolli merr top në të majtë, driblon Saviç dhe bën një finte tjetër, duke goditur fort, por Oblak është me fat pasi topi del ngjitur me shtyllën pingule

45’+1 – Mbyllet pjesa e parë mes Atletikos dhe Real Madridit. Djemtë e Simeones kaluan në avantazh pas vetëm 51 sekondash me Diego Kostën, që gjeti diagonalen e pamundur, duke bërë gjithçka vetë, por më pas topin dhe lojën e mori në dorë skuadra e Lopeteguit, që pas një presioni të madh, arriti të gjente golin me Benzema.

Asensio më i rrezikshmi për fituesit e Champions, me dy raste të pastra për të shënuar. Grizman, shumë në hije në 45’ e para.

46′ Nis pjesa e dytë

69′ Varan provon brenda zonës, por Godin shpëton me kokë portën.

90’+4 Mbyllet pjesa e dytë. Gjithçka vendoset në shtesë, por Marselo pati rastin e fudit të ndeshjes.

Formacionet – Sa i përket formacioneve, trajneri i Realit, Lopetegui ka zgjedhur Navasin në portë, teksa në mbrojtje konfirmohen Karvahal, Ramos, Varan, Marselo, Kasemiro, Kros, por edhe Isko, Asensio, Benzema dhe Bejl, teksa talenti Vinisius do të jetë në stol, ashtu si edhe Luka Modriç, që fizikisht nuk është ende gati për një sfidë për 90’, pasi ishte i fundit që mbaroi pushimet.

Në anën tjetër, Simeone përgjigjet me një formacion super, si Oblak në portë, Huanfran, Godin, Saviç dhe Lukas Hernandez në mbrojtje. Lemas, Rodri, Koke, Saul, Grizman dhe Kosta përpara. Kaliniç në stol.

Përballja dhe kuriozitetet

Do të jetë takimi i 10-të në kompeticione europiane mes Realit dhe Atletikos, por i pari në Superkupë. “Blancos” kanë fituar pesë takime, ndërsa “colchoneros” vetëm 2. Dy të tjerat në barazim.

Atletiko ka mundur dy herë Realin në një kompeticion europian: të dy fitoret në ndeshje me eliminim direkt, por pa kaluar turin më pas

Superkupa Europiane 2018 do të jetë për të katërtën herë në pesë vitet e fundit “pronë” spanjolle, duke qenë se në finale do të jenë sërish dy ekipe spanjolle.

Pesë Superkupat e fundit janë fituar nga kampioni i Europës në fuqi, ndërsa Atletiko është e fundit që ka fituar Europa League pasi kishte fituar Superkupën ndaj Çelsit në 2012-n.

Eshtë pjesëmarrja e 7-të e Realit në Superkupën e Europës: ka fituar katër edicionet e fundit të saj (2002, 2014, 2016, 2017)

Kjo do të jetë Superkupa e tretë e Atletikos: ka fituar dy të fundit që ka marrë pjesë (2010, 2012).
Atletiko i Madridit ka shënuar vetëm shtatë gola në 11 ndeshjet e fundit ndaj Realit, në të gjitha kompeticionet,duke mos arritur të gjejë rrjetën në pesë takime.

Real Madridi ka humur vetëm 3 nga 32 ndeshjet në kompeticionet europiane (22 fitore, 7 barazime), por një nga këto ka ardhur ndaj Atletikos.

Do të jetë debutimi në ndeshje zyrtare për Hulen Lopetegui në stolin e Realit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *