Në sulm për Danilon, Partizani mund të sakrifikojë

Sulmuesi nuk konsiderohet i paprekshëm nga trajneri Duro. Drejtuesit e kuq po studiojnë situatën dhe po shohin mundësinë e afrimit të brazilianit

“Po vëzhgojmë lojtarë që e njohin kampionatin dhe nuk do të vuajnë për të qenë afër grupit dhe përshtatur me skuadrën. Alternativat në kampionatin tonë janë të vogla, por nëse ka i mirëpresim”, – shprehej trajneri Sulejman Starova, në një intervistë për merkaton e janarit.

E duket se rasti i trokiti te dera, pasi janari të jep mundësinë të arrish te Danilo Alvesh. Emri i tij nuk përflitet për herë të parë në kryeqytet. Të kuqtë kanë ndjekur futbollistin edhe herën e parë kur ai përflitej për një largim nga vlonjatet.
Relatat e sulmuesit me trajnerin Duro nuk janë aspak të mira dhe Flamurtari po sheh mundësinë e largimit të futbollistit. Numri një i pankinës vlonjate nuk e ka më në plane, pasi ka lojtarë të tjerë në atë pozicion. Partizani po studion situatën dhe kërkon që të joshë brazilianin. Danilo nuk e ka fshehur dëshirën për të veshur fanellën e kuqe, por rruga e bashkimit është e vështirë.

DANILO – Sulmuesi është një lojtar i shtrenjtë. Ai është nën kontratë me Flamurtarin dhe vlonjatët nuk duan ta humbasin me parametër zero. Bregdetarët mund të ulen nga pretendimet e tyre vetëm për të shmangur pagën e lartë të brazilianit. 26-vjeçari është një futbollist i kushtueshëm. Rroga e tij shkon deri në 7 mijë euro. Një shifër e tepruar për arkat e klubeve të Superioreve, por kryeqytetasit kanë provuar se nuk kanë problem me pagesat e larta. Mjafton të përmendet rroga e Çanit dhe e mesfushorit Kristjan Adorjan, të dy të pavlefshëm, deri tani.

Në kushte të tilla, kryeqytetasit do të ishin të gatshëm të sakrifikonin për afrimin e një sulmuesi të mirëfilltë. Sukajt i mbaroi “leja” dhe largimi i tij është i zyrtarizuar nga vetë futbollisti, ndërsa Çani pritet të kthehet në shkurt, pavarësisht se pretendon se do të jetë gati në fund të janarit.

Të vendosur përballë një “presioni” të tillë, kryeqytetasit besojnë fort se mund të gjendet zgjidhja me Danilon, por edhe gjuha e përbashkët me drejtuesit e Flamurtarit.
Bisedimet vazhdojnë dhe pritet të ketë zhvillime në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online