Al Kelaifi ka marrë drejtimin e Federatës së Klubeve Europiane, duke zënë kështu venin e Anjelit. Presidenti i PSG-së kthehet në krahun e djathtë të Ceferinit, që nuk nguron të thumbojë kreun e Juventusit gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ECA. Numri 1 i UEFA-s shprehet në fjalimin e tij se Al Kelaifi është një kapiten i mirë që di të drejtojë edhe në stuhi, në të kundërt nga Anjeli që u largua nga anija.
“Kur kalon një stuhi duhet të kesh një kapiten të mirë dhe ECA ka një kapiten të mirë, presidentin e tij, i cili mori drejtimin kur kapiteni i vjetër e braktisi anijen. E ardhmja është sigurisht e ndritur. Ndërsa tre klubet rebele humbin energji, ne ecim përpara dhe përqendrojmë të gjithë energjinë tonë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për futbollin europian, së bashku”, ka thënë Aleksandër Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/