Në Strumica mbarohen biletat, UEFA pret organizim perfekt

Stadiumi Mladost në Strumica do të jetë i mbushur sot, me asnjë vend bosh kur të nisë sfidë Maqedoni-Shqipëri.

Federata Maqedonase e Futbollit ka lajmëruar se janë shitur të gjitha biletat e nxjerra në shitje, çdo do të thotë se rreth 6000 maqedonas do të jenë në stadiumin e vogël në Strumica.

"Mladost" tomorrow filled to the last place with support for the national team!

Ndërkaq, sipas rregullores së UEFA-s, thuajse 500 bileta kanë shkuar për tifozët shqiptarë, që natyrisht nuk do të mungojnë në këtë takim të rëndësishëm.

Sot paradite është mbajtur edhe mbledhja e sigurisë nga të dërguarit e UEFA-s, që e ka vlerësuar shumë këtë takim dhe do ta monitorojë me kujdes, duke pritur masa ekstreme sigurie, për të garantuar një ndeshje të qetë futbolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *