Chelsea do të përballet me Liverpoolin në ndeshjen e vlefshme për FA Cup pas disa minutash, ndërsa të dyja skuadrat kanë zbuluar edhe 11-shen me të cilën do të zbresin në fushë. Ashtu edhe siç “Sport Ekspres” e paralajmëroi më herët Armando Broja udhëtoi së bashku me ekipin e parë të bluve të Londrës për këtë sfidë, ku u pa edhe duke hyrë në stadiumin “Stamford Bridge”.
Por Lampard kishte rezervuar një suprprizë “të hidhur”, teksa nuk e kishte përfshirë emrin e sulmuesit shqiptar në formacionin bazë e as në stolin e rezervave, me Batshuay që zuri vendin e tij. Ndërkohë talenti shqiptar, që ka shkëlqyer me të gjitha moshat e klubit ku çdo ftesë e shpërblen me gol, ka zënë vendin e tij në pankinë. Sipas asaj që raporton korrespondenti i “Goal” për Chelsean, Nizaar Kinsella, Broja do të jetë i gatshëm për ekipin e tij në rast emergjence. Kështu në rast lëndimesh apo largimesh nga ndeshja, Lampard mund të llogarisë edhe shërbimet e lojtarit shqiptar./Sport Ekspres/
Armando Broja with the squad in case of drop outs pic.twitter.com/Njs7U7isur
— Nizaar Kinsella (@NizaarKinsella) March 3, 2020