“El Confidencial” ka nxjerrë në dritë të tjera përgjime, që këtë herë kanë si protagonist Pique-në. Mbrojtësi katalanas i ka kërkuar presidentit të atëhershëm të Federatës Spanjolle që të spostojë një ndeshje të Kombëtares. Arsyeja ishte se kompania që ai drejton, “Kosmos”, kishte organixuar në të njëjtën datë një turne tenisi. Gjithashtu futbollisti i Barcelonës shprehej se në këtë turne do të këndonte edhe gruaja e tij, Shakira.
“Rubi, duhet të flasim për një temë që është shumë e rëndësishme për mua dhe ti duhet të më bësh këtë nder sido që të jetë. Unë do t’ju shpjegoj, duket se është një ndeshje Spanjë-Rumani në Wanda të hënën në 18 nëntor. Të hënën fillon Kupa Davis në Madrid më 18 Nëntor, për më tepër, Shakira do të bëjë inaugurimin, gruaja ime do të këndojë, ne do të bëjmë një shfaqje të bukur, do të ketë ndeshje pasdite.
Nuk e di cili eshte kalendari i mëparshëm, nuk e di nëse mund të zhvendoset të dielën, që do ishte perfekte. Le të shohim çështjen e kalendarit, por e di që ende nuk keni filluar të shisni biletat dhe se do të ishte e mundur të lëvizni, kështu që le ta shohim”, ka thënë Pique në një mesazh audio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/