Mediat nga Spanja pohojnë se në ditët në vijim një nga klubet nga Arabia Saudite do t’i ofrojë skuadrës së Real Madridit 500 milionë euro për Vinicius Junior. Vinicius është i njohur me interesimin nga Arabia Saudite, por edhe me rrogën që mund të ketë, por ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi i tij.
Nëse do ta pranonte ofertën, braziliani do të fitonte një miliardë euro në pesë vjet dhe do të bëhej fytyra e Arabisë Saudite për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2034. Oferta zyrtare ende nuk ka mbërritur te Reali, por mediat spanjolle pretendojnë se drejtuesit e Real Madridit janë të vetëdijshëm për gjithçka dhe vetëm presin që oferta të arrijë, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë lojtari. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/