Në Spanjë po presin shkarkimin, Zidane: Më shqetësojnë fjalët, nuk e di nëse kam shumë për të humbur

Real Madrid është duke kaluar një nga periudhat më të vështirë në historinë e vetë, pasi këtë sezon ashtu si edhe në atë që lamë pas nuk po arrin të gjejë rezultatet e duhura për të qenë konkurues. Për këtë arsye, shpesh herë gishti për të treguar fajtorin është drejtuar nga trajneri Zidane, për të cilin kanë filluar të bien edhe sirenat e alarmit se mund të lërë stolin e “los blancos”.

Ndërkohë, ka qenë vetë numri një i pankinës së Realit që ka folur përpara ndeshjes ndaj Gallatasarait, që është e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, mbi gjendjen aktuale të tij dhe të ekipit madrilène. Zidane është shprehur se fjalët që thuhen për të e shqetësojnë, por ai do të përpiqet të japë më të mirën e tij dhe të mendojë pozitivisht. Trajneri francez shton se nuk e di sa ka për të humbur në ndeshjen e radhës, ndërsa dëshira e tij është të qendrojë përjetë te Reali i Madridit.

“Çfrarë ka ndodhur ka ndodhur. Futbolli harron çfarë ke arritur, por kjo është jeta. E njëjta gjë është edhe për mua. Çfarë kemi bërë me Real Madridin i përket së shkuarës. Nuk mund t’ju them se ato që thonë njerëzit nuk më shqetësojnë, pasi në të vërtetë më shqetësojnë.

Por ajo që unë duhet të bëj është të jap më të mirën time dhe të mendoj gjithnjë pozitivisht. Nuk e di nëse kam shumë për të humbur kundër Galatasarait. Dua të jem te Real Madrid përjetë. E dimë situatën, por duhet të pyesni dikë tjetër”, ka thënë Zinedin Zidane./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online