Juventusi po planifikon merkaton e ardhshme dhe prej kohësh përfliten ndryshime në mbrojtje, ku kërkohen më tepër alternativa në krah. Odriozola është një emër që pëlqehet nga Paratiçi dhe Reali duket se mund ta lërë të lirë lojtarin për të shkuar në Torino. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit madrilen në huazimin te Bajerni dhe jatë të gatshëm ta shesin përfundimisht.
Por jo pa arritur një ujdi nga ku do të përftionin edhe ata vetë. Kështu, sipas spanjolles “Don Diario” Reali i Madridit kërkon një shkëmbim me Juventusin. De Ligt për Odriozolën, kjo është marrëveshja që kërkojnë galaktikët. Megjithatë mbrojtësi holandez i ka kushtuar vërtetë shumë bardhezinjve dhe nuk janë të gatshëm të heqin dorë aq lehtë prej tij.
Drejtuesit e Juventusit refuzojnë ta shesin De Ligtin edhe pse ky i fundit nuk e nisi mjaft mirë aventurën e tij në Torino, ku hasi vështirësin ë përshtatje. Por gjërat kanë nisur të ndryshojnë dhe lojtari po fiton siguri në skuadër dhe pa diskutim është pjesë e planeve të ardhshme të klubit Italian. Megjithatë në futboll gjithçka mund të ndodhë. Dëshira e Juventusit për t’u përforcuar në krahë mund të sjellë edhe sakrifikimin e De Ligt, sado e vështirë që duket si hipotezë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/