Në Spanjë janë të sigurtë, Donaruma transferohet në Angli për tu bërë portieri më i paguar në botë

Është gjithmonë e vështirë të rinovosh me një lojtar, sidomos kur menaxheri i tij është Mino Raiola. Agjenti italian shpesh herë ka treguar se i intereson vetëm e ardhmja financiare e lotjarit, pa marrë parasysh lidhjet e tij me tifozët apo klubin.

E njëjta gjë po ndodh edhe me portierin e Milanit, Xhixhio Donaruma, i cili nuk po rinovon me kuqezinjtë pavarësisht dëshirës së këtyre të fundit. Së fundmi në portalin spanjoll “TodoFichajes.com” thuhet se Donaruma nuk do të zgjasë kontratën, por do të transferohet tek Mançester Junajtid, ku do të përfitojë një pagë të çmendur.

“E ardhmja e tij tashmë duket e përcaktuar, Mançester Junajtid ka mbyllur marrëveshjen me Mino Raiolën. Do të shesin De Gean për të marë Donarumën dhe do ta bëjnë portierin më të paguar në botë”- shkruhet në portalin spanjoll./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *