Të gjithë presin me kureshtje listën e Shqipërisë që do të publikohet ditën e nesërme, atje ku do të mësohen të gjithë emrat e rinjë që janë thirrur nga ana e trajnerit Reja. Mes tyre, pritet edhe një rikthim i Armando Sadikut, që mungoi në listën e shkuar.
Por njëkohësisht me Kombëtaren vazhdoi edhe kampionati në “La Liga 2”. Malaga është ajo që e ndien më shumë dobësinë, pasi shumë lojtarë të saj do të shpërndahen për të luajtur me vendet e tyre. Por në Spanjë besojnë një çmenduri, se Sadiku mund të mos zgjedh të shkojë te Shqipëria, nisur nga hera e fundit.
Duke parë natyrën e këtij sulmuesi, por njëkohësisht edhe sesa jetike është ndeshja e radhës për kuqezinjtë, atëherë kurrsesi nuk mund të ketë baza një hipotezë e tillë që e hedh “Diariosur”:
“Në fakt ai kërkoi që të mos thirrej për herën e fundit, pasi po arrinte edhe nënshkrimin me Malagan. Futbollisti e mori në telefon Rejën dhe i tha që nuk vinte dot për të luajtur me Kombëtaren. Tani mbetet për t’u parë nëse dëshira e lojtarit është përmbushur për t’iu bashkuar Kombëtares, githmonë e bazuar në konsensusin me trajnerin, pasi rregulloret nuk lejojnë aq lehtë që të përjashtosh veten nga ftesa e Kombëtare”, mbyllet shkrimi. /Sport Ekspres/