Kilian Mbappe ka rënë dukshëm nga forma e tij dhe niveli i dikurshëm. Në fakt transferimi te Real Madridi nxori në pah një ndryshim që te francezi kishte ndodhur prej disa kohësh, që pas Botërorit të Katarit, që po nuk trajtohej shumë për shkak se ishte pjesë e PSG.
Në një vëmendje të madhe mediatike dhe me pritshmëri të tjera, po kuptohet se ylli Mbappe shkoi në Botërorin e Katarit dhe nuk u kthye më prej andej. Në këtë linjë mendimi është edhe ish-lojtari i PSG, Jerome Rothen.
“Që nga Kupa e Botës në Katar kam vënë re një dekadencë të caktuar. Jo në statistikat e tij, sepse ai gjithmonë shënon shumë. Por ai nuk kërkon mjaftueshëm nga vetja, nuk bën mjaftueshëm me topin. Nuk ka bëri një ndryshim në Ligën e Kampionëve për muaj të tërë. Çfarë tregoi ai dje në ndeshjen e madhe?”, tha Mbappe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/