“Ne sikur u betuam se do të vdisnim në Tiranë”! Media në Bullgari: Shqipëria na mundi pas 73 vitesh, lojtarët tanë ishin profesionistë apo…?

Shqipëria arriti që të mposhte Bullgarinë pas 73 vitesh. Me Silvinjon në krye, kuqezinjtë vazhdojnë që të thyejnë rekordet negative të së shkuarës. Lojtarët bullgarë ishin betuar para takimit në Air Albania se do të vdisnin në fushë për të fituar. Pavarësisht se ishte miqësore, për shkak të situatës jo të mirë të kësaj Kombëtare, ata kërkonin fitoren për të marrë sërish sadopak besimin e tifozëve.

Për këtë arsye, media bulglare ”24chasa.bg” shkruan: “Në Tiranë, kombëtares sonë i mungoi sërish futbolli, pavarësisht betimeve se ishin gati të vdisnin në fushë. Mirëpo, mjaftuan momentet qesharake të kombëtares sonë që shtruan pyetjen nëse janë futbollistë profesionistë apo diçka tjetër. Në realitet, Mladen Kirstaic u bë trajneri i parë që humbi një ndeshje kundër Shqipërisë në 73 vjet. Humbja jonë e vetme me këtë ekip ishte më 4 qershor 1950 në stadiumin e vjetër kombëtar me shifrat 1-2”, shkruan media bullgare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online