“Ne shqiptarët kemi ngjashmëri me napoletanët”, Armand Duka tregon të ardhmen e Hysajt

Ku do të shkojë Elseid Hysaj? Në të gjitha këto kohët e fundit luhet e njëjta melodi sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, duke dalë në skenë shumë emra klubesh si destinacioni i ri. Por në fund Hysaj qëndron te Napoli duke luajtur për pjesën më të madhe të ndeshjeve si titullar, pavarësisht konkurrencës së shtuar në një pjesë të sezonit që mund të jetë më e madhe se në tjetrën. Në një prononcim për “Radio Kiss Kiss Napoli”, presidenti i FSHF-së është shprehur se mbrojtësi shkodran do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit.

“Unë mendoj se Hysaj do të qendrojë te Napoli. Ka bërë mirë në sezonin e shkuar dhe do të rinovoj me Napolin, pasi është shumë i lidhur edhe me qytetin. Ne shqiptarët kemi aq shumë gjëra të ngjashme me napoletanët. Trajneri ynë Reja ka bërë mirë gjithashtu te Napoli. Shpresoj të na kthej në nivele të mira edhe ne”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online