Në Shqipëri nuk ka ende asgjë! Vendi i dytë më i prekur në botë kthen tifozët, plani i qartë dhe kufizimet mbarojnë

Nga Klaudio Ndreca

Në Shqipëri ende nuk ka një plan sa i përket rikthimit të tifozëve në stadium. Pandemia erdhi në momentin më të keq, teksa “Air Albania” nisi që të jepte të ardhura të mëdha për klubet shqiptare që luanin në këtë arenë, ndërsa po tërhiqte edhe më shumë sportdashës, duke vendosur rekorde në futbollin tonë.

Por ende nuk është diskutuar plani për të risjellë tifozët dhe derbi mes Tiranës dhe Partizanit është duke u afruar, ndërsa në një kohë normale do të shiste të gjitha biletat. Paradoksalisht do të hiqen të gjitha kufizimet në shtetin e dytë më të prekur në botë nga Koronavirusi, në Brazil.

Komuna e Rio de Janeiro ka autorizuar tifozët që të marrin pjesë në ndeshjet e kampionatit duke nisur nga 10 korriku me 1/3-ën e kapacitetit. Më pas në datën 1 gusht do të rritet me 2/3 dhe duke nisur nga 16 gushti nuk do të ketë më asnjë kufizim të vetëm. Në Brazil deri tani kanë ndërruar jetë 57.000 njerëz dhe janë infektuar 1.3 milionë banorë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online