Tirana e ka njohur kundërshtarin e saj në turin e parë të Champions League. Mes ekipeve të frikshme në letër, Dudelange shihej si më e përballueshme. Goglat i rezervuan pikërisht këtë kundërshtar, teksa Tirana vlen më tepër edhe në letër sesa ekipi i Luksemburgut. Por edhe në Luksemburg janë të lumtur për rivalin që i ka përzgjedhur shorti. Media e Luksemburgut, “LeQuotidien” shkruan se Tirana ishte kundërshtari i preferuar edhe për Dudelangen.
“Dudelange, i vendosur në shortin për raundin e parë të Ligës së Kampionëve 2022-2023, këtë të martë, kishte nevojë për një short të mirë për të pasur një ecuri të largët në Europë dhe shorti i mirë erdhi. Tirana ishte rivali më i përballueshëm nga pesë kundërshtarët e mundshëm të Dudelange, më e lehtë sesa Sutjeska e Malit të Zi apo Shakhtor Soligorsk”, shkruan media e Luksemburugt. /Sport Ekspres/