Në Shqipëri e marrin me të qeshur, dalin shifra të larta të futbollistëve me depresion gjatë karantinës

Izolimi po jep pasojat e veta në shoqëri dhe sidomos në sport. Edhe po rezulton një mënyrë e suksesshme për uljen e vrullit të përhapjes së Covid-19, nuk po kalon pa dëme. Kjo pasi duke u kujdesur për shënderin tonë fizik, po harrojmë një element shumë të rëndësishëm, që është shëndeti mendor. Në Shqipëri ndikimi në i izolimit tërësor social në apsektin psikologjik është marrë disi me të qeshur, ndërsa vetë kryeministri Rama do të thoshte se nuk mund ta shprehte faktin që ana mendore nuk është prioritet i tyre këto kohë.

Por një studim i fundit nga “FIFPro” nxjerr shifra shqetësuese për rritjen e problemeve me depression dhe ankth të futbollistëve prej izolomit dhe kjo nuk është diçka që duhet neglizhuar. Studimi është zhvilluar në datat 22 mars deri në 14 prill, duke përfshirë një numër prej 1602 futbollistësh profesionistë. Ndër ta 1134 kanë qenë meshkuj me moshë mesatare 26 vjeç dhe 468 femra me moshë mesatare 23 vjeç. Në fund është vënë re një dyfishim i lojtarëve që kanë shfaqur simptoma të dukeshme të depresionit dhe ankthit.

Më konkretisht janë 22% e futbollisteve femra dhe 13% e futbollistëve meshkuj që janë diagnostikuar me depression, si dhe 18% e femrave dhe 16% e meshkujve të diagnostifikuar me ankth. Të dhëna këto që janë dyfishi i shifrave të nxjerra prej studimit paraardhës. Një arsye kryesore që i shqetëson këta futbollistë është ajo se si karriera e tyre do të vijojë pas kësaj periudhe izolimi. Ndërkohë lojtarët që kanë qenë pjesë e këtij studimi i pëkasin shteteve të ndryshme nga e gjithë bota si Australia, SHBA, Franca, Belgjika, Danimarka, Anglia, Finlanda, Holanda, Irlanda, Malta, Botsvania, Norvegjia, Skocia, Zvicra, Afrika e Jugut dhe Zelanda e Re. E me këto shifra kaq të larta, FIFPro kërkon që të rinisë sa më shpejt kampionati dhe jeta normale, pasi është e vetmja mnyrë që të shpëtojmë shëndetin mendor, që shpesh herë harrohet se është po aq i rëndësishëm sa ai fizik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online