Në Shkodër shumë llafe e pak futboll, Gjoka: Rrogat e skuadrës nuk ka pse bëhen çështje

0

Shumë zhurmë në Shkodër, ku bëhet çështje gjithçka dhe duket se harrohet futbolli i luajtur, skemat taktike, paraqitja e skuadrës.

Se fundi është bërë çështje dite paga e trajnerit Ernest Gjoka dhe disa prej lojtarëve kryesorë. Mediat në Shkodër kanë marrë listën nga ndonjë person i punësuar në klub, që me sa duket nuk është i lumtur me pagën që merr dhe ka furnizuar gazetarët me pagat e të tjerëve.

Për këtë çështje është pyetur edhe sot trajneri Gjoka, i cili në vend që të flasë për futbollin e luajtur dhe ndeshjen kundër Skënderbeut, detyrohet të komentojë historinë e pagave.

“Është rast unikal në gjithë futbollin botëror kjo që u bë kësaj radhe. Uroj që ai që e ka nxjerrë atë listë të mos ketë qenë i botës së futbollit, sepse do jetë e shëmtuar. Në asnjë vend nuk mund të krahasosh dhe nxjerrësh pagën e një sportisti. Nuk ka pse të dimë pagat e njërit-tjetrit, kjo nuk është normale.Këtu vazhdon prapë të bëhet një zinxhir jo i mirë për të futur siklet mes lojtarëve.

“Këto sjellin keqkuptime, krijohen pakënaqësi, një thotë unë po luaj po marr më pak, ai nuk luan merr shumë më shumë. Nuk është normale, nuk është profesionale, nuk është qytetare. Ky është rast unikal dhe është për keqardhje. Nuk ndodh askund, kontratat janë private. Nëse dikush e rrit rrogën nga një lek në pesë, e ka merituar. Sot askush nuk ta jep një lek, nëse nuk e meriton”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.