Në Serbi skandalizohen nga fotografia e zgjedhur te “Bad News Eagles”, reagon presidenti i Partizanit të Beogradit: Po nuk i dënuat, edhe ne…

“Bad News Eagles” kanë arritur një tjetër sukses të madh në “Esport”. Video-lojërat po zënë gjithnjë e më tepër vend në kohën e lirë të brezit të ri. Madje tashmë për to organizohen edhe kampionate në mbarë botën. Bad News Eagles është ekipi shqiptar që merr pjesë ne turnetë e lojës së njohur, “Counter Strike”. Skuadra në fjalë ka bërë sukses të madh vitet e fundit, ndërsa tashmë ka marrë pjesë në kompeticionin IEM Rio Major.

Turneu ka nisur me një fitore fantastike për ta. Shqiponjat kanë sjellë lajme të këqija për 00Nation. Bad News Eagles ka fituar bindshëm 16-3, duke lënë me “gisht në gojë” brazilianët pas përballjes mes tyre. Menjëherë pas këtij suksesi, Bad News Eagles ka postuar një foto me gjashtë shqiponja që zbresin flamurin e Kosovës me në zemër Shqipërinë. Një gjë e tillë ka sjellë reagim të ashpër nga Kurir, media serbe, e cila e quan skandaloze.

E njëjta gjë vlen edhe për ekipin e Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës në këtë lojë të “Esport”. Madje ishte presidenti i Partizanit të Beogradit, Jovan Mijailovic, i cili u shpreh: “Nëse do të bënim ne konceptin e Serbisë së Madhe, cila do të ishte pasoja? Nëse nuk do të ketë asnjë reagim, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë”, shkruan Mijailovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *