Serbia e nisi me humbjen aventurën e saj në Ligën e Kombeve. Norvegjia arriti të fitonte me shifrat 0-1 në Rajko Mitic falë golit të Haland në minutën e 26. Mediat dhe opinioni sportiv e cilësuan si skandal të madh braktisjen nga tifozët.
Stadiumi ishte lënë i boshatisur, teksa vetëm 5000 tifozë shkuan në mbështetje të Serbisë. Kjo Kombëtare arriti që të kualifikohej edhe në Botëror, ndërsa në gjirin e saj ka lojtarë që luajnë në kampionate të njohura në Europë. Madje as një kundërshtar si Haland nuk i tërhoqi tifozët për të qenë në stadium. /Sport Ekspres/