Lojtarët e Atalantas fituan mbrëmë Europa League pasi mposhtën në finale Bayer Leverkusen me rezultat 3-0. Në qendër të vëmendjes pas ndeshjes ishte trajneri i skuadrës italiane, Gian Piero Gasperini, i cili pranoi se ka një tjetër ofertë në tavolinë dhe shpjegoi pse është kaq joshëse për të. Gasperini pranoi se ka një ofertë në tavolinë që është shumë joshëse për të, por që sot do të flasë me presidentin për këtë çështje dhe së shpejti do të marrë një vendim nëse do të qëndrojë në Atalanta apo do të shkojë në Napoli, të cilët po përpiqen me të gjitha forcat për ta sjellë.
“Ne jemi duke festuar sonte, dhe nesër do të flas me presidentin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam në një situatë të çuditshme si kur jeni i martuar dhe keni fëmijë, por ju takoni një grua të pabesueshme të bukur. Ndoshta ky nuk është shembulli më i mirë për të treguar në televizion”, tha Gasperini dhe qeshi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/