Napoli fiton në “Olimpico” të Romës dhe, falë ngecjes së Juventusit po dje, ndaj Lacios, arrin të udhëheqë i vetëm Serinë A italiane, me 24 pikë, pesë më shumë se Juventusi që ka 19, po aq sa Lacio dhe Interi, që ka për të luajtur sot derbin me Milanin.
Një ndeshje e fortë, duele fizike të forta në mesfushë dhe sidomos në mbrojtjet respektive. Një Hysaj i jashtëzakonshëm në duelet me Xhekon dhe Huan Hezusin, teksa, mbrojtësi i kombëtares shqiptare i ka ndalur të dy, aq sa boshnjaku ka shkaktuar edhe faull ndaj tij në sulm. Një “bllokadë” totale “made in Sarri” për të besuarit e Di Françeskos që rastet i kanë pasur me “pikatore”. Një mbi të gjithë, në të 70’, kur Facio godet me kokë dhe shtylla vjen në ndihmë të Reinës.
https://www.youtube.com/watch?v=2bqG_LhX2_M
Ndërkohë, goli i Napolit është shënuar në të 20’. Një gabim i pavullnetshëm i De Rosit, që, në tentativë për t’ia larguar topin Mertensit, ia pason atë Insinjes, i cili, përballë Alison, nuk ka falur. 1-0 dhe Napoli arrin të marrë 3 pikë të rëndësishme në transfertën kryeqytetase, duke arritur të shkojë në kuotën e 24 pikëve, +5 nga vendi i dytë, atje ku Juventus, Lacio dhe Interi (deri mbrëmë) ndodhen me pikë të barabarta, 19.