Në këto kohë të merkatos verore mediat janë të interesuara për të zbuluar lojtarët shqiptarë që do të lëvizin gjatë kësaj periudhe. Por një gafë e madhe është bërë në rastin e Bruno Telushit. Disa media të njohura në Shqipëri nxituan të tregojnë se mesfushori i Partizanit do të kalojë te Anorthios, duke e treguar si një lëvizje të bujshme.
Me referimin e “Kërkida.net”, lajmi i përkiste vitet 2016 në kohën kur Telushi ishte pjesë e Flamurtarit. Po e njëjta media qipriote nuk e ka lënë pa një reagim këtë histori të veçantë duke e bërë komike, pasi e ka kuptuar zhurmën e bërë në Shqipëri.
“Publikimin tonë në vitin 2016 për interesimin e Telushit, asokohe lojtari i Flamurtarit, në Shqipëri e treguan tani si lajm të freskët. Zhurma ishte llogjika dhe pas disa orësh disa kolegë e kuptuan se ishte një gabim tërheqës. Newsporti do të satirizonte me fjalët: “Rritja e temperaturës ka rritur edhe fantazinë e medias për transferimet e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit”, shkruhet në “Kërkida.net”. /Sport Ekspres/