Cristiano Ronaldo është një adhurues i madh i makinave të shtrenjta. Rolls-Royce i tij është bllokuar nga kompania që menaxhon parkingjet në Lisbonë, EMEL, për shkak se makina ishte parkuar në mënyrë të paligjshme, vetëm pak metra larg një qendre tregtare në kryeqytetin portugez.
Ngjarja është kapur nga një gazetare portugeze e cila ka publikuar një foto në rrjetet sociale me mesazhin: “E pabesueshme… as Cristiano nuk mund ta heqë qafe EMEL.” Makina ndodhej në lagjen Sao Sebastiao të kryeqytetit portugez, pranë një zone tregtare dhe, sipas Correio da Manha, ishte e parkuar në një pikë taksie. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/