Ajo humbje e marrë nga Shqipëria kundër Polonisë, ka shuar të gjitha shpresat e mundshme për kualifikimin në Botëror. Kuqezinjtë kishin shansin në dorë për të marrë vendin e dytë pasi në rast fitore me polakët, duhej vetëm që të mundnin Andorrën për t’i lënë në vendin e tretë. Por fundi ishte i hidhur në “Air Albania” dhe Kombëtarja u mund me shifrat 0-1.
Trajneri Paolo Sousa ka publikuar gjatë ditës së sotme edhe listën e lojtarëve që janë grumbulluar për dy ndeshjet e radhës. Ndërkohë mediat polake kanë treguar edhe skenarin sesi zyrtarizohet vendi i dytë, megjithëse e kanë në duar kualifikimin. Polonia do të udhëtojë në transfertë me San Marinon, ku është e dënuar pa tifozë për sjelljen në Air Albania, ndërsa më pas do të luajë në shtëpi me Hungarinë për të përmbyllur gjithçka.
Kualifikueset e Botërorit. Si mund të sigurojë Polonia vendin e dytë? Skenaret!
Nëse Shqipëria fiton kundër Anglisë dhe Andorës, Polonia duhet të sigurojë katër pikë në dy ndeshjet e fundit.
Nëse Shqipëria humbet me Anglinë dhe fiton me Andorën, Polonia duhet të sigurojë një pikë në dy ndeshjet e fundit.
Nëse Shqipëria barazon me Anglinë dhe fiton me Andorën, Polonia duhet të sigurojë dy pikë në dy ndeshjet e fundit.
Pra nga të gjitha këto skenarë, “më e mundura” për kualifikimin është varianti i pamundur. Shqipëria duhet të fitojë në transfertë ndaj Anglisë dhe duhet të pres një fitore morali nga ana e Kombëtares së Sousës kundër Polonisë. /Sport Ekspres/