Në Poloni nuk kanë marrë ende paratë nga transferimi i Ernest Muçit, turqit do ta paguajnë kartonin e shqiptarit me 7 këste

Ernest Muçi është duke shkëlqyer te Beshiktashi. Pas transferimit nga Legia e Varshavës, futbollisti shqiptar i ka nisur të gjitha ndeshjet nga minuta e parë. Ndërkohë në Poloni janë duke pritur ende paratë e Beshiktashit.

Ky transferim do të kryejë për 10 milionë euro. Por për shkak të problemeve ekonomike, Beshiktashi ra në dakortësim me Legian që pagesa të kryhej në 7 këste, ndërsa i pari do të mbyllet në mars. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *