“Ne nuk ramë dakort, kaq”/ Troisi reagon për “Sport Ekspres” dhe nuk merr Flamurtarin

Vetëm pak orë më parë, Marcelo Troisi, në një intervistë për “Sport Ekspres” jo vetëm që njoftoi ardhjen te Flamurtari, por mbi të gjitha u shpreh besimplotë se situata e keqe e vlonjatëve do të ndryshonte. Duke shprehur besnikërinë e plotë te presidenti Sinan Idrizi, u theksua se problemet e klubit do të zgjidheshin së shpejti.

Por zyrtarizimi nga ekipi në Vlorë po vonohej çuditërisht. Derisa vjen edhe një status i shpërndarë në rrjetet sociale nga trajneri që më parë ka qenë në drejtimin e ekipeve shqiptare: ”Duke shkuar në Greqi”. I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, Marcelo Trosi nuk dëshironte që të komentonte më gjatë, por na thotë shkurtimisht: “Nuk kemi rënë dakort. Kaq është e gjitha”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online