“Ne nuk jemi në nivelin e Champions-it, Napoli është”, Xavi sheh Europa League-n si rrugën e shkurtër për t’u kthyer në “ajkën” e Europës

Europa League vjen këtë mbrëmje me emocione Champions-i. Barcelona-Napoli është një sfidë luksi për këtë kompeticion, duke premtuar spektakël për tifozët. Trajneri i katalanasve ka folur në konferencën për shtyp për mediat, ku ka vlerësuar së tepërmi kundërshtarët. Xhavi shprehet se Napoli, në të kundër nga Barcelona e tij, është një ekip për Champions League, ndërsa turneun e Europa League-s e sheh si një alternativë të mirë për të siguruar një biletë në grupet e Champions-it sezonin e ardhshëm.

“Është një klub Championsi. Ne do të duhet të japim gjithçka dhe të konkurrojmë për të fituar këtë kompeticion. Nuk jemi në nivelin e Champions-it, pa dyshim, por duhet të përfitojmë nga kjo mundësi. Duhet të përmirësohemi, të rritemi, të motivohemi kundër një rivali të rëndësishëm.

Nuk mendoj se jemi favoritë për të fituar Kupën (Europa League-n), por sigurisht që jemi ndër kandidatët. Do të jetë një shkurt i mbushur me ndeshje. Ata që do të luajnë nesër do të duhet të dëshmojnë se janë në lartësinë e kësaj fanelle. Për t’u kthyer në Europën më të rëndësishme, mund të arrijmë atje nga kampionati ose nga fitimi i Kupës”, ka deklaruar Xavi Hernandez./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online