“Në një tentativë parakalimi Eros Grezda”, futbollisti i Kombëtares me komentator personal teksa luan “Formula 1”

Eros Grezda nuk po i kalon edhe shumë keq këto kohë të karantinës. Futbollisti i Kombëtares stërvitet për të mbajtur trupin në formë, luan në “Formula 1” nga shtëpia dhe gjendet në shoqërinë e Oriola Marashit.

Megjithëse ende nuk është e pranuar kjo e fundit, nuk është e nevojshme që të dalë vetë nga goja e futbollistit të Kombëtares për lidhjen mes tyre. Madje edhe në festën e datëlindjes të para pak ditëve, Oriola Marashi ka bërë një tortë të veçantë për të, ndërsa Grezda thotë se i erdhi nga e dashura, pa e përmendur saktësisht.

Gjithsesi, lojtari i Kombëtares ka qenë me shumë fat pasi ka pasur një komentator personal për të ndierë më shumë emocione teksa luante në “Formula 1”. /Sport Ekspres/