Milani është duke u ndeshur me Romën në Serinë A. Ky takim është mbyllur në pjesën e parë me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Kalulu në minutën e 30 të takimit, që mjaftoi për t’i dhënë fitoren kuqezinjëve.
Por në stadium nuk ka munguar edhe flamuri më i bukur në botë. Në një moment të takimit, kamerat kanë fokusuar disa tifozë që valëvisnin ngjyrat e kuqezi. /Sport Ekspres/